Berisha: "Qeni i keq ta sjell ujkun në torishtë”

Lajme

Berisha: "Qeni i keq ta sjell ujkun në torishtë”

Më: 27 shkurt 2015 Në ora: 22:29

Deputeti nga radhët e Nisma për Kosovën, Zafir Berisha ka thënë se tribunali kundër vlerave të UÇK-së,e jo gjykata speciale siç po i thonë, sepse sipas asaj që dihet në opinion, ky mekanizëm do të jetë shtet mbi shtetin në sferën e drejtësisë, dhe është krijesa e Hashim Thaçit me kompani, të cilët për vite me rradhë nuk lanë organ pa politizuar dhe pa e kapur nga parapolitika.
Ai këto komente i bëri në një postim në Facebook.

Ja postimi i plotë i tij:

"...qeni i keq ta sjell ujkun në torishtë...", thonin dikur pleqtë.... Tribnali kundër vlerave të UÇK-së, e jo gjykata speciale siç po i thonë, sepse sipas asaj që dihet në opinion, ky mekanizëm do të jetë shtet mbi shtetin në sferën e drejtësisë, dhe është krijesa e Hashim Thaçit me kompani, të cilët për vite me rradhë nuk lanë organ pa politizuar dhe pa e kapur nga parapolitika. Kjo ka bërë që Kosova të jetë në situatën që është tani, duke u përballur me një mekanizëm që do të dëmtojë edhe më shumë imazhin e vendit. Kosova do të jetë për vite të tëra në kronikën e zezë të mediave ndërkombëtare ku do të shkruhet për krimet "gjoja" të UÇK-së dhe shqiptarëve dhe në të njëjtën kohë do të harrohet genocidi serb në Kosovë.
Kështu është kur njerzit e papëgjegjshem dhe hajdutët qeverisin.

Z.B

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat