Dobruna zbulon fillin e vrasjeve politike, urdhërdhënësit!

Lajme

Dobruna zbulon fillin e vrasjeve politike, urdhërdhënësit!

Më: 27 shkurt 2015 Në ora: 17:17

Ndonëse ka marrë dënim me vdekje nga Gjykata Ushtarake e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Blerim Kuçi, Ushtar i UÇK-së dhe komandant i Brigadës 123 të Zonës së Pashtrikut nuk pranon të flas lidhur me këtë rast.

Madje Blerim Kuçi fjalët e ish kryetarit të Gjykatës Ushtarake të UÇK-së, Sokol Dobruna i ka cilësuar si tendencioze.

Ish shefi i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së nuk deshi të përgjigjej se Gjykata ushtarake, kujt i është përgjigjur dhe me vendim të kujt është themeluar kjo gjykatë, ndonëse në një rast tjetër, Agim Çeku kishte mohuar se ka pasur një gjykatë të tillë.

As ministri i Drejtësisë Hajredin Kuçi, nuk i ka komentuar pohimet e Sokol Dobrunës për ekzistimin e Gjykatës Ushtarake, dhe funksionimin e saj në bazë të ligjeve jugosllave. Kuçi ka thënë se është jashtë vendit.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat