Ministri Stavileci në përmbushje të programeve serbe: Shqiptarë mos lindni fëmijë!

Lajme

Ministri Stavileci në përmbushje të programeve serbe: Shqiptarë mos lindni fëmijë!

Nga: Valbona Mazreku Më: 27 shkurt 2015 Në ora: 17:03

Se cili prej këtyre dyve e do me të vërtet Kosovën, ministri i zhvillimit ekonomik i Kosovës Blerand Stavileci, i cili u sugjeron shqiptarëve të mos lindin shumë fëmijë, apo kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçiq, i cili u kërkon serbeve të Kosovës të lindin sa më shumë fëmijë.

Blerand Stavicleci, ministër i qeverisë së Kosovës, ka thënë se nuk është mirë që me një rrogë 300 euro një familje të ketë 7 fëmijë. Stavileci pati kritika edhe ndaj atyre që kanë ikur nga Kosova duke pasur 350 euro rrogë, dhe 15 ditë punë në muaj. Por, Stavileci i cili ishte ministër edhe gjatë qeverisjes së kaluar, që u mundësoi shqiptarëve të humbin shpresën për të qëndruar në Kosovës.

E ndryshe nga ministri i qeverisë së Kosovës, një porosi krejt tjetër e pati dhënë në vizitën e fundit të tij në Kosovë, kryeministri serb, Aleksandër Vuçiq. Ai u kërkoi serbëve të Kosovës të lindin sa më shumë fëmijë.
“Më së shumti fëmijë serb lindin në Kosovë dhe kjo duhet të vazhdojë dhe të mos ndalet me asnjë kusht. Rroftë Serbia”, tha Vuçiq teksa inauguroi një spital gjinekologjik në Pasjan.

“Pse një qytetar pa punë ka shtatë fëmijë? Pa pyet askënd, madje. Pse një i papunë mund të ketë shtatë fëmijë?”, ironizon sociologu Ibrahim Berisha me Stavilecin.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat