Ministrja Bajrami takoi ambasadorin holandez

Lajme

Ministrja Bajrami takoi ambasadorin holandez

Më: 27 shkurt 2015 Në ora: 15:38

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami,takoi ambasadorin e Holandës, Robert Bosch, të cilin e njoftoi me prioritetet strategjike të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.

Ministrja Bajrami ka vlerësuar rolin e Holandës për progresin e gjithanshëm në Kosovë dhe ka theksuar gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të thelluar më tej bashkëpunimin ekonomik. Po ashtu, ministrja Bajrami e informoi ambasadorin Boschme angazhimet e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për përkrahjen në zhvillimin e sektorit privat, përmirësimin e klimës së biznesit, avancimin e politikave tregtare, ndryshimet në politikat fiskale dhe inkurajimin e afaristëve të huaj, përfshirë investitorët holandezë për të investuar në Kosovë.

Ambasadori holandez, Robert Bosch, i uroi ministres Bajrami detyrën e re dhe ia konfirmoi vazhdimin e përkrahjes së shtetit të tij për Kosovën. Ai shprehu interesimin që marrëdhëniet tregtare në mes tё dy vendeve tё intensifikohen edhe më tej. Ambasadori Bosch e informoi Ministren Bajrami për interesimin e investitorëve holandezë për të investuar në Kosovë dhe theksoi rëndësinë e përmirësimit të klimës së biznesit këtu, luftimin e ekonomisë joformale dhe korrupsionit si parakushte për tërheqjen e investimeve të jashtme në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat