Lirohen ish-Policët e Njësisë Speciale, të akuzuar për rastin “ Sekiraqa”

Lajme

Lirohen ish-Policët e Njësisë Speciale, të akuzuar për rastin “ Sekiraqa”

Nga: Diana Bunjaku Më: 27 shkurt 2015 Në ora: 13:42

Ish-policët e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, në këtë proces, akuzohen për sulmin me bombë ndaj lokalit të Enver Sekiraçës.Ky i fundit në të njëjtën kohë akuzohet edhe për shtytje në vrasjen e Policit të Njësisë Speciale Triumf Rizës.

Ky grup kohë më parë, ishin të akuzuar nga ish-prokurorja e EULEX-it, tani e suspenduar, Maria Bamieh. Ndërsa tani aktakuza po përfaqësohet nga prokurori amerikan Kent Mortimor.

Ana Adamska Gallant, gjyqtarja e EULEX-it, pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, në seancën e thirrur sot, për rishqyrtimin e masave alternative për të akuzuarit në rastin e shpërthimit në lokalin e Enver Sekiraçës, ku me vendimin e saj, është pajtuar edhe prokurori nga Prokuroria Speciale e EULEX-it, Kent Mortimore.

Eksplozivi kishte shpërthyer më 27 shtator 2007 në lokalin e lartpërmendur, që ndodhet në lagjen “Dardania” në Prishtinë, nga i cili ishin plagosur edhe njëmbëdhjetë vetë, si Xhelal Sinani, Vigan Zeneli, Liridon Nishevci, Gëzim Syla, Esat Nishevci, Naim Hyseni, Fadil Berisha, Luan Kadriu, Shkëlqim Syla, Milot Kadriu dhe Teuta Kadriu.

Sulmi në lokalin “ Sekiraqa” në të cilin kanë humbur jetën edhe 2 viktima, Naim Murati dhe Pleurat Sllamniku nga prokuroria e asaj kohe u pat cilësuar si hakmarrje e policisë, ndaj policit të vrarë.

Ndonëse hetimet për këtë rast janë hapur e mbyllur disa herë, megjithatë ky gjykim ka zgjatur dhe po vazhdon të prolongohet. Bëhet e ditur se të akuzuarit nuk kanë shkelur asnjë rregull gjatë kësaj kohe.

Ish-policët e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës: Bejtullah Mehmeti, Bekim Suma, Luan Çerkini, Fadil Sadiku, Arbëresh Dalipi, Mehmet Mehmeti si dhe Afet Dalloshi, janë liruar nga të gjitha masat ndaluese alternative.
Ata deri më tani kishin të bëjnë me kufizimin e lëvizjes por tani, këta ish polic, duhet vetëm të paraqitën në stacion policor një herë në javë, për ta konfirmuar prezëncën e tyre, madje atyre u është ktheyer edhe pasaporta.

Prokuroria Speciale e EULEX-it, ka thënë se nuk shohin më asnjë arsye që këta polic të mbahen. Sipas tyre, gjykata ka marrë vendim që të gjithë të akuzuarve t’u kthehen pasaportat.

Gjykata nuk sheh asnjë arsye që të aplikojë ndonjë masë ndaj tyre

Gjyqatarja, Ana Adamska Gallant ka kërkuar nga ish policët që ti përgjigjen gjykatës në rast të thirrjeve të tyre apo edhe të ndërrimit të vendbanimit.

“Ky është procesi i dytë për këtë rast, teksa në procesin e parë ishin dënuar me dënim të lartë Besnik Hasani e Shpend Qerimi, teksa ishin shpallur të pafajshëm disa të tjerë, përfshirë edhe Nysret Cenën, ndaj të cilit ishte ngritur aktakuzë edhe në procesin e dytë, por për arsye ligjore, kjo aktakuzë kishte rënë poshtë duke qenë se ai ishte shpallur i pafajshëm në të gjitha nivelet e gjykatës, po për të njëjtën vepër”, ka thënë gjyqtarja, Ana Adamska Gallant

Seancat e radhës parashihen të mbahen në fund të muajit mars dhe në muajin prill.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat