Zëvendëskryeministri Shala priti ambasadorin slloven Majhen

Lajme

Zëvendëskryeministri Shala priti ambasadorin slloven Majhen

Më: 27 shkurt 2015 Në ora: 11:58

Zëvendëskryeministri Kujtim Shala, njëherësh ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, priti sot në një takim ambasadorin e Sllovenisë në Prishtinë, Miljan Majhen.

Ne takim u bisedua për zhvillimet në fushat që i mbulon MKRS-ja, si dhe për vazhdimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Zëvendëskryeministri Shala e falënderoi ambasadorin dhe, përmes tij, qeverinë dhe popullin sllovenpër ndihmën e vazhdueshme që kanë dhënë për Kosovën në çdo segment.Po ashtu, Shala ritheksoi faktin se mbetet i përkushtuar të punojë që ky bashkëpunim edhe në të ardhmen, dhe kërkoi nga ambasadori Majhen që Sllovenia të ndihmojë Kosovën në drejtim të zhvillimit të saj dhe integrimit në BE si dhe në shkëmbimin e përvojave kulturore mes dy vendeve.

Nga ana e tij, ambasadorislloven, Majhenuroi zëvendëskryeministrin Shala për detyrën e re. Ai i dëshiroi ministrit mbarëvajtje dhe arritje në punën që do bëjë në të ardhmen. Majhenu shpreh se Sllovenia do të vazhdojë të jetë përkrah Kosovës edhe në të ardhmen. Aipotencoi se mbështetja e ambasadës në projekte konkrete do të vazhdojë, si dhe Kosova e Sllovenia do të kenë partneritet përposh tjerash edhe në fushat e kulturës, trashëgimisë, rinisë e sportit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat