PDK-ja prish koalicionin me LDK-në

Lajme

PDK-ja prish koalicionin me LDK-në

Më: 27 shkurt 2015 Në ora: 11:34

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Kaçanik ka vendosur përfundimisht që të prish koalicionin me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar kryetari i komunës, Besim Ilazi.

“Është e vërtet që kryesia e PDK-së ka marrë vendim unanim me shkëputje të koalicionit me LDK-në”, ka thënë ai.

Sipas Ilazit, e gjithë kjo vjen meqë tre asamblistë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ditë më parë kanë kaluar në PDK.

Kësisoj, kjo parti tani më ka numrin të krijojë e vetme qeverinë lokale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat