Deri në fillim të javës mot i ndryshueshëm por i ngrohtë

Lajme

Deri në fillim të javës mot i ndryshueshëm por i ngrohtë

Më: 27 shkurt 2015 Në ora: 07:55

Gjatë ditëve në vijim, deri në fillim të javës së ardhshme do të vazhdoj të mbajë mot i ndryshueshëm me vransira, reshje shiu kohëpaskohe, por nuk do të mungojnë edhe intervalet me diell sidomos gjatë ditës së diel dhe të martë.

Gjatë ditës së sotme do të mbajë mot i vranët dhe kohëpaskohe me reshje të dobëta lokale shiu. Temperaturat maksimale do të ngriten deri në 11C. Ditën e shtunë do të ketë edhe intervale të shkurta me diell, por edhe mundësi për reshje të dobëta shiu. Temperaturat do të zbresin pak deri në 8C. Ditën e diel nuk priten të reshura, dhe do të ketë intervale më të gjata me diell. Të hënën më pas do të mbajë mot kryesisht i vranët me reshje të dobëta shiu pasdite dhe në mbrëmje. Gjatë ditës së martë sërish pritet të mbajë mot i kthjellët dhe me diell. Nga dita e diel temperaturat do të ngriten sërish mbi 10C, në 11C deri 13C. Temperaturat minimale gjatë kësaj perudhe do të sillen nga 1C deri 4C.

Era do të frejë nga drejtime të ndryshme e dobët dhe mesatare, gjatë ditës së nesërme dhe të shtunën nga verilindja 2-6m/s, e nga e diela jugperëndimore 2-7m/s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat