Studentët: Do vazhdojmë me protesta deri sa te plotësohen kërkesat

Lajme

Studentët: Do vazhdojmë me protesta deri sa te plotësohen kërkesat

Më: 27 shkurt 2015 Në ora: 00:03

Tashmë ka tri ditë që studentët e Fakultetit të Mjekësisë janë në protestë, ata do të vazhdojnë me protesta deri sa të polotesohen të gjitha kërkesat e tyre.

Përmes një komunikate për media të dërguar nga Studentët e Fakultetit të Mjekësisë kanë përsëritut kërkesat e tyre.

Këto janë kërkesat e Studentët e Fakultetit të Mjekësisë:

-“Rikthimi i afateve te përmuajshme për absolventë

Afatet e përmuajshme për absolventë kanë ekzistuar qysh prej themelimit të Fakultetit të Mjekësisë. Nuk është e drejtë, që dikujt t’i jepet mundësia e afateve të përmuajshme, kurse për dikë tjetër kjo mundësi të konsiderohet e jashtëligjshme. Nëse ka qenë e jashtëligjshme për të gjithë ata që kanë diplomuar deri më sot, le të jete edhe për ne. Shumicës së studentëve ju kanë mbetur edhe pak provime për të diplomuar, andaj mësimi dhe hyrja në provim një nga një nëpër afate të përmuajshme është më e lehtë se të gjitha përnjëherë në një afat të rregullt. Mundësia e hyrjes në provim çdo muaj është vetëm një lehtësim për studentët, sepse përpos në vonimin e diplomimit, nuk ka asnjë impakt tjetër, e as ne cilësi. Nuk mund të konsiderohet si ulje e cilësisë, për shkak se me të njëjtin sistem , me të njëjtat kushte dhe afate te përmuajshme kanë diplomuar të gjithë deri më sot në Fakultetin e Mjekësisë, e disa prej tyre kanë edhe emër nëpër botë. Nuk mund t’i humbet mundësia një studenti punëtor, vetëm pse qenka dikush qe hyn në provim disa herë. Këto gjenerata që kanë ndjekur mësimet me këtë sistem, duhet ta përfundojnë shkollimin me këtë sistem, pa marrë parasysh ndryshimeve të ligjeve dhe rregulloreve. Këto të fundit duhet të aplikohen për gjeneratat e reja te cilat aplikojnë për studime ne Fakultetin e Mjekësisë.
Kjo të rregullohet një herë e përgjithmonë, me ligje dhe rregullore, dhe të vlejë deri në diplomimin e të gjithë atyre të cilët kanë filluar studimet me sistemet aktuale.

-Afati i Prillit dhe Tetorit të jenë me mundësi të paraqitjes së dy provimeve

Duke pasur parasysh numrin e madh të provimeve, prej të cilave disa janë edhe voluminoze, do të ishte e udhës që t’u ofrohet studenteve kjo mundësi, me qëllim të kryerjes së ndonjë provimi jo voluminoz ose të ndonjë provimi të mbetur nga viti paraprak, në mënyrë që në afatet e rregullta studentët ta kenë më të lehtë të ballafaqohen me provime voluminoze. Nuk po kërkohet që të kalohen provimet pa mësuar, por po kërkohet vetëm t’u lehtësohet puna studentëve të Fakultetit te Mjekësisë, që edhe ashtu është mjaft e vështirë dhe nuk është e drejtë e as e arsyeshme që t’u vështirësohet edhe më tej. Provimet më lehtë kryhen një nga një, se të gjitha përnjëherë në një afat te rregullt.
Kjo të rregullohet një here e përgjithmonë, me ligj dhe rregullore, dhe të jetë e përhershme.

-Afati i Tetorit të vlejë edhe për zënien e kushtit
Duke pasur parasysh se, një numër i madh i studenteve ballafaqohen edhe me probleme ekonomike e sociale, është e paarsyeshme te mos u jepet mundësia në momentin e fundit për zënien e kushtit. Çka nëse pak para provimeve në afatin e rregullt te shtatorit studenti ftohet ose e kap ndonjë grip? A është e arsyeshme t’i humbet viti? Gjithmonë i referohemi studenteve te zellshëm, te cilët nuk duhet ta paguajnë për dike, që nuk i mjaftojnë edhe njëqind afate tjera.
Kjo, po ashtu, do ta rendoj edhe më shumë buxhetin e tyre i cili edhe ashtu është i varfër sepse jetojmë në një vend te varfër, kohëzgjatja e studimeve do të rritet si dhe do te jetë një faktor rendues e negativ në mirëqenien psiko-sociale te studenteve ne përgjithësi.

-Të gjithë studentët që janë me indeks, të mos kthehen në SEMS
Pike se pari, ky është një maltretim shumë i madh për të gjithë studentet me indeks. Në vend se të kemi kohe e të mësojmë, ne duhet të merremi me punë të lodhshme e administrative, te cilat kush e di sa zgjasin. Prej përvojës e dimë se si humben fletëparaqitjet, dhe sa kohe kërkon mbledhja e tyre. Pse mos te merremi me këtë çështje pas diplomimit sikur te gjithë te tjerët, kur nuk kemi asnjë obligim tjetër, nuk kemi provime? Pse te dallojmë ne nga te tjerët? Po ashtu, jemi dëshmitarë se sistemi SEMS shpesh here ka qenë joefikas, është bllokuar dhe është dashur te pritet kohe te gjate për rregullimin e problemit. Te gjitha këto, janë asgjë tjetër vetëm humbje e kohës se studentit, që edhe ashtu është e limituar. Problemi i radhës është pamundësia e konsultimeve me profesorin e lendes, nota pranohet ose refuzohet, dhe nëse nuk refuzohet brenda 48 orëve, nota kalon ne kartelë, pra konsiderohet si e pranuar.

-Vlerësimi i provimeve të bëhet si më parë, me ECTS kredi
Kjo është një detyrë e vështirë, e cila, nga përvoja jonë, vështirë se mund të arrihet në kushtet aktuale. Ne konsiderojmë se reformimi duhet të bëhët në mënyrë hierarkike, nga maja (mësimdhënësit) e deri në fund (studentet). Për t’u arritur kjo, duhet pikë se pari të reformohet i gjithë sistemi mësimor, të pranohet numër i limituar i studenteve në raport më kushtet ekzistuese aktuale, të reformohen mësimdhënësit, te kenë të gjithë një libër bazë për lenden përkatëse e jo secili t’i referohet një libri sipas dëshirave të tyre, të ekzistoj për secilën lende të paktën një libër bazë në gjuhen amtare e jo të rropaten studentet me skripta e literaturë të huaj, të investohet në salla mësimi dhe ushtrimore në të cilat nuk është investuar thuajse fare deri me sot, të gjitha provimet të organizohen me shkrim (përveç atyre praktike të cilat domosdoshmërisht duhet të mbahen me gojë) në mënyrë qe vlerësimi te jetë i barabartë për të gjithë, të mos ketë subjektivitet në relacionin student-profesor, si dhe te përfshihet lënda përkatëse në tërësi e jo të pyetet një student me tri apo katër tema, te cilat dikujt i qëllojnë te vështira e dikujt më të lehta.

-Provimi përfundimtar të organizohet çdo muaj
Edhe kjo është një kërkesë e cila i përshtatet afateve të përmuajshme, sepse në rast të përfundimit të provimeve, mund të ndodhë që duhet të presim me muaj derisa të organizohet provimi përfundimtar. Organizimi i provimit përfundimtar çdo muaj i është ofruar gjeneratave të mëhershme, prandaj kërkojmë trajtim të njëjtë edhe ne”, thuhet në komunikatën të dërguar nga Studentët e Fakultetit të Mjekësisë. /A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat