Ylli Hoxha bënë thirrje për protesta

Lajme

Ylli Hoxha bënë thirrje për protesta

Më: 26 shkurt 2015 Në ora: 23:09

Asambleisti i Vetëvendosjes në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Ylli Hoxha ka thënë se është koha për protesta kundër shtetit të kapur.
Ai përmes një postimi në Facebook ka paraqitur disa arsye që sipas tij janë të nevojshme për tu ngritur në protesta.
Ja postimi i plotë i tij:
1.Gjykata Kushtetuese falsifikon vendimet e saj
2.Kuvendi sot voton anëtarin e ri te Këshillit Gjyqësor qe është duke u hetuar
3.Vellau i u.d. se kryeprokurorit i denuar per korruspion, ndersa prokurorja e antikorruspionit kerkon lirimin e tij
4. 4 kandidate per kryprokuror sabotojne procesin e perzgjdhjes se kryprokurorit, me mashtrim te organizuar
5.Gjykata Apelit e permireson n'dakik 'gabimin' e gjykates themelore qe shpall Feim Salihun uzurpator, e harron se po e prolongon rastin e Ramadan Mujes qe nje vit, kinse per shkak te ngarkeses....
6. Per Sami Hamitin fshihen pergjimet ne EULEX, rrjedhin informata konfidenciale nga gjykata, dhe fshihen lista e telefonatave ne databazen e PTK-se.
7. Te perzhgjdhurin per kryprokuror Hashim Thaci e thirr 'bukurosh'...
8. Xhabir Zharku na mbane ligjerata per rend e ligj ne RTK.....
Pernjemend eshte koha per protesta kunder shtetit te kapur!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat