Tmerr! Militantët e ISIS shkatërrojnë civilizimin (Foto/Video)

Lajme

Tmerr! Militantët e ISIS shkatërrojnë civilizimin (Foto/Video)

Më: 26 shkurt 2015 Në ora: 18:22

Militantët e Shtetit Islamik kanë shkatërruar një koleksion me statuja dhe skulptura të paçmuara në Irak, që datojnë prej mijëra vitesh.

Video tregon se si ata shkatërrojnë disa vepra arti në qytetin verior të Mosulit.

Militantët e ISIS shkatërruan statuja në muzen Nineveh.

Një person në video thotë se po i shkatërrojnë sepse këto punime promovojnë idhujtarinë.

“Pejgamberi na urdhëron që të shkatërrojmë statujat dhe reliket. Edhe ndjekësit e tij kanë bërë të njëjtën gjë kur pushtonin vendet dikur,” tha ai.

Qyteti është pushtuar nga ISIS në qershor të vitit të shkuar.

Grupi ekstremist ka shkatërruar edhe disa tempuj, përfshi vende të shenjta myslimane, pasi i quajnë herezi.

Ndërkohë ka raportime se militantët po i shesin në tregun e zi disa vepra arti, në mënyrë që të financojnë fushatën e tyre të përgjakshme.

Dje është raportuar se ata kanë hedhur në erë librarinë publike të Mosulit, duke u vënë flakën 10 mijë librave dhe mbi 700 manuskripteve të rralla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat