"E vërteta e procesit të zhvendosjes së detyruar në Kosovë"

Lajme

"E vërteta e procesit të zhvendosjes së detyruar në Kosovë"

Nga: Diana Bunjaku Më: 3 shkurt 2015 Në ora: 17:04

KOSID të mërkurën ka prezantuar Raportin rreth përmbushjes së standardeve ndërkombëtare për zhvendosje jo vullnetarë , zhvendosjen e detyruar të shtetasve nga Kosova, si rrjedhojë e projektit të propozuar për termocentralin e Kosovës, nga Dr. Theodore E. Downing.

Konsorciumi Kosovar i Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm – KOSID, i udhëhequr nga Dajana Berisha FIQ, Xhafer Gashi Kryetari i Obiliqit, Meivis Struga FIQ dhe Rinora Gojani INDEP, kishte për qëllim nxjerrjen në pah të mangësive të Zhvendosjes dhe ri sistemimit të qytetarëve të Hades, si pjesë e punës së Qeverisë së Kosovës për termocentralin "Kosova e Re", në të cilin ishin përfaqësues edhe të komunitetit, KEK-ut etj. Lidhur me këtë përfaqësuesi i KOSID-it, Visar Azemi, ka thënë se Banka Botërore nuk ka gjetur kohë dhe mund për të ardhur dhe për tu ballafaquar me komunitetin dhe institucionet tjera. Sipas tij këtë projekt ata e kanë shtyre përpara dhe kanë udhëzuar gabimisht agjencitë dhe ligjvënësit në Kosovë. Ndërsa, Dajana Berisha nga FIQ, ka thënë se ky studim është kontraktuar nga KOSID në vitin 2012 për të kuptuar se çfarë po ndodh me çështjen e zhvendosjes në Komunën e Obiliqit më saktë në Hade, Sibofc, Lajthishte e Shipitullë.

"KOSID ka kontraktuar Theodor Downing, dhe u ftua në Kosovë për të hartuar dhe për të kuptuar se çfarë po ndodhte me procesin e zhvendosjes", ka thënë mes tjerash Berisha

Sipas saj një projekt i tillë, madhor supozohet të krijoj vende pune, zhvillim ndërsa ajo çka shihet realisht në këtë komunë është një nivel varfërie i jashtëzakonshëm.

Kurse Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, e ka cilësuar Komunën e Obiliqit si një fat që Kosova e gëzon këtë pasuri.

" Është fat i madh që Kosova e gëzon këtë pasuri e cila gjendet në Komunën e Obiliqit, por është fatkeqësi për banorët që jetojnë në atë Komunë. Ne si Komunë përballemi në vazhdimësi më këto shqetësime. Problemet në fshatin Hade, në fshatin Dardhishtë e në disa të tjerë, janë probleme shqetësuese për qytetarët sepse Obiliqi ka ngecë në zhvillimin si Komunë", ka thënë, Gashi.

Kurse nga ana tjetër Aqif Shala, përfaqësues nga Komuniteti i Hadës, ka kritikuar Ministrinë në Detyrë dhe Planifikim Hapësinor Dardan Gashi, për mos përmbushje të kërkesave të tyre, si dhe mungesën e përfaqësuesve të Bankës Botërorë të cilët nuk ishin të pranishëm në këtë konferencë.

Sipas tij, banorëve të Hades, u ka kushtuar 5 mijë euro nga xhepi i tyre për të investuar sado pak me gurë e zall, që ti ikin lloçit që ka kapluar rrugët e Hades.

Shala po ashtu ka kritikuar edhe prezantimin e këtij planifikimi të slajdeve përmes projektorit të madh, duke iu drejtuar të pranishmeve: KOSID, zyrtareve KEK-ut, Kryetarin e Obiliqit Xhafer Gashit , dhe Ministrit për Planifikim Hapësinor Dardan Gashit, se këto “ punë të bëra” që po i prezantoni ju “ janë vetëm filma apo ëndrra që ju po i shihni me sy hapur, pasi sipas tij realiteti është krejtësisht ndryshe nga ajo se ç ‘prezantohet këtu.

Shala: Nuk kemi se ku t'i varrosim të vdekurit

“ Pikë së pari, problemin me varreza nuk e keni zgjedhur ende ju z. Gashi, dhe lokacioni i cili u nda që tri vjet me radhë për gjoja se për ne, asnjë prej nesh nuk e dimë se ku janë varrezat dhe ku është vendi i ndarë për to. Ja edhe tani sa po flasë këtu para jush, pata një telefonatë nga një banor i cili më njoftojë për një rast vdekje, që sapo paska ndodhur, por ne tashmë e kemi hallin tani se ku duhet ta varrosim, atë sepse nuk kemi tokë, dhe nuk kemi vend, s. Ministër Gashi, sepse i vdekur nuk pret” ka thënë mes tjerash Shala i revoltuar, para të pranishmëve, i cili edhe e ndezi këtë konferencë./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat