Zyrtarë gjermanë kritikojnë shtetin se po i mbanë azilkërkuesit në kampet e nazistëve

Lajme

Zyrtarë gjermanë kritikojnë shtetin se po i mbanë azilkërkuesit në kampet e nazistëve

Më: 1 shkurt 2015 Në ora: 23:58

Gjermania është një nga destinacionet më të kërkuara nga emigrantët evropianë dhe jo vetëm. Por kohët e fundit, ajo që shihet si toka e premtuar për shumë njerëz, ka shtrënguar procedurat për pranimin e azilkërkuesve.
Ditën e martë bota përkujtoi 70 vjetorin e çlirimit të kampit nazist të përqendrimit, Auschwitz. Dhe po në të njëjtën ditë, qyteti gjerman i Augsburgut vendosi që të kthejë një tjetër ish-kamp përqendrimi të Hitlerit, Dakaun, në një ndërtesë për të strehuar refugjatët.

Këta persona, emrat e të cilëve janë të shënuara nëpër lista, rrëfejnë se jetesa në këto kampe është shumë e vështirë, thuajse e pamundur. Disa zyrtarë gjermanë e kanë dënuar këtë politikë, duke thënë se autoritetet përkatëse po tregohen të pandjeshëm ndaj azilkërkuesve, për vetë historinë e dhimbshme që këto kampe qëndrimi përfaqësojnë.

Sipas të dhënave të fundit të përpunuara nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, gjatë dy dekadave të fundit, Gjermania rezulton me numrin më të madh të azilkërkuesve në të gjithë botën, raporton Tch.

Një në pesë persona që vijnë në Gjermani për të qëndruar janë nga Siria, Kosova, Serbia ose Afganistani.

Dakau nuk është i vetmi ish-kamp përqendrimi që përdoret për të strehuar numrin në rritje të azilkërkuesve. Dhe disa qytete të tjera, për të përballuar numrin në rritje të azilkërkuesve, kryetarët e komunave janë duke përdorur edhe forma alternative si magazina bosh, apo kazerma ushtarake.

Në javët e fundit, lëvizja anti-myslimane Pegida, që trumbeton politika raciste ka fituar mbështetje, veçanërisht në Gjermani lindore, ku ndër qëllimet e tyre janë krijimi i një ligji të ri për emigracionit, i cili do ta vështirësojë akoma edhe më shumë depërtimin e azilkërkuesve në Gjermani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat