The Guardian: Putini është sikur Millosheviqi

Lajme

The Guardian: Putini është sikur Millosheviqi

Më: 1 shkurt 2015 Në ora: 22:46

Në tekstin për krizën në Ukrainë, gazeta britanike, The Guardian e konsideron presidentin rus, Vladimir Putin si kasapin e Ballkanit, Slobodan Millosheviqin.

“Putini është Millosheviqi për ish Bashkimin Sovjetik, njëlloj i keq, por edhe më i madh, i cili prapa një perde tymi gënjeshtrash, ai dëshiron të krijojë një shtet kukull paralel, në lindje të Ukrainës”, thuhet qysh në fillim të tekstit të The Guardian.

Gazetari i kësaj gazete, Timothy Garton Ash, ka shkruar hapur duke thënë “Zgjohu Evropë, nëse ke mësuar diçka nga e kaluara...atëherë Putini duhet të ndalet”.

Më pas e bën edhe një krahasim tjetër në mes të Putinit dhe ish presidentit të Jugosllavisë.
“Njejtë sikur Millosheviqi, Putini është i gatshëm të shfrytëzojë secilin instrument që i vjen për dore, pa kurrfarë kufiri. Në luftën e tij kundër perëndimit, ai shfrytëzon çfarëdo lloji të armatimit, shantazhe, sulme kibernetike, propagandë të sofistikuar mediale, operacione sekrete...”, vlerëson gazetari i The Guardian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat