Krizë në Ballkan, qytetarët ia ‘mësyjnë’ Evropës

Lajme

Krizë në Ballkan, qytetarët ia ‘mësyjnë’ Evropës

Nga: H.Orana Më: 1 shkurt 2015 Në ora: 19:23

Nuk janë vetëm qytetarët e Kosovës ata që çdo natë po ikin drejtë Evropës.

Të shumtë në numër janë edhe azilkërkuesit nga vendet e tjera të Ballkanit. Kjo na jep të kuptojmë që një krizë e madhe e ka kapluar gjithë Ballkanin.

Një qytetar shqiptar që jeton në Gjermani, tregon për “Bota sot” se si azilkërkuesit më të mëdhenj në Gjermani janë nga Siria. Ai thotë po ashtu se të tillë ka edhe nga gjithë vendet e Ballkanit, nga Kosova, Bullgaria, Kroacia, Bosnja e Serbia.

“Bullgarët, rumunët dhe kroatët nuk kanë të drejtë azili, por ata vijnë vetëm për punë dhe marrin ndihma sociale”, tregon ai.

Ai thotë po ashtu se edhe serbët po kërkojnë azil në Gjermani, edhe pse nuk kanë të drejtë.

Ndryshe nga Kosova çdo natë po ikin me shumë autobusë qindra qytetarë shqiptarë. Në mesin e azilkërkuesve po ka edhe shumë fëmijë, gra e të moshuar.

Ajo që më së shumti është brengosëse për shtetin, janë të rinjtë që po ikin, e që Kosova ka më së shumti nevojë për ta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat