I gjithë rajoni i Ferizajt do mbes pa rrymë për tri orë

Lajme

I gjithë rajoni i Ferizajt do mbes pa rrymë për tri orë

Më: 1 shkurt 2015 Në ora: 10:53

Për tri orë rresht gjatë ditës së sotme, komplet qyteti i Ferizajt, Kaçaniku dhe Shtërpca me fshatrat përreth do të mbesin pa rrymë.

Kështu, njofton KEDS përmes një komunikate për media.

Shkyçja totale e NS 110/35/10 kV Ferizaj 1, do të bëhet nga ora 11:00 deri 14:00

Sipas kësaj komunikate, shkyçja do të ndodh me qëllim të ndërrimit të ndarësit të zbarave kryesore të daljes 35 kV Ferizaj 3.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat