Borë e shi, në Kosovë dhe Shqipëri

Lajme

Borë e shi, në Kosovë dhe Shqipëri

Nga: Valbona Mazreku Më: 1 shkurt 2015 Në ora: 09:59

Shi bie në Prishtinë, kur shumë prej nesh filluan të gëzoheshin ditëve të mira të fundit të janarit, muaji shkurt solli në Prishtinë sërish shiun por jo vetëm shiu, Borë e shi u bënë bashkë dhe mëngjesi i të dielës së 1 shkurtit zbardhi pullazet e shtëpive në Prishtinë.

Kësaj radhe bora nuk ishte befasi, sepse për një gjë të tillë kishte paralajmëruar edhe Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës. Derisa të dhënat e këtij instituti kanë parashikuar borë e shi në disa vende të Kosovës, viset malore do të kursehen nga shiu, dhe atje do të ketë vetëm të reshura të borës.

Era do të fryjë nga jugperëndimi dhe juglindja me shpejtësi 2-6 m/s, ndërsa temperaturat që do fillojnë të bien do shënojnë 3 gradë celsius deri në 4 gradë celsius, thuhet në raportin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

Por motit me shi dhe borë nuk po mund ti gëzohen qytetarët e disa zonave në Shqipëri. Mediet atje kanë njoftuar se shirat që filluan të shtunën rrezikojnë vërshime nga lumenjtë. Kësaj radhe më të rrezikuarat duket të jenë zonat e jugut të Shqipërisë, përderisa vitin e kaluar zonat e veriut u përballen me vërshime të mëdha që pas vete lanë shumë dëme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat