Mot jostabil gjatë javës së ardhshme: Shi, erëra e edhe borë

Lajme

Mot jostabil gjatë javës së ardhshme: Shi, erëra e edhe borë

Më: 1 shkurt 2015 Në ora: 08:14

Gjatë javës së ardhshme, temperaturat nuk do të jenë shumë të ulëta, por moti do të karakterizohet me të reshura shiu e vende-vende edhe me borë.
Prishtina Weather bën të ditur se ditëve të para të shkurtit parashikohet të mbajë mot jostabil, kryesisht me vranësira, kohë pas kohe me të reshura shiu. Gjatë mbrëmjes së ditës së hënë do të ketë edhe të reshura bore.

“Ditën e martë do të mbajë mot pjesërisht i vranët. Nesër parashikohet të ketë erëra pak më të theksuara, kryesisht nga jugperëndimi. Erërat më shumë do të fryjnë ditën e mërkurë dhe të enjte, me hove deri në 70km/h). Në aspektin termik, temperaturat maksimale deri të martën pritet të zbresin nga +7C në +4C, e minimale pritet të zbresin deri në -4C ditën e martë. Nga e mërkura sërish do të jenë në ngritje, me maksimale deri në +7C, e minimalet mbi 0C”, bëhet e ditur në parashikimin e motit nga Prishtina Weather.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat