Albin Kurti: Protesta do të jetë paqësore, por...

Lajme

Albin Kurti: Protesta do të jetë paqësore, por...

Më: 31 janar 2015 Në ora: 23:18

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti sonte ka takuar aktivistët e kësaj Lëvizjeje në Viti, nga të cilët ka kërkuar mobilizim për pjesëmarrje masovike në protestën e së mërkurës.
Ai ka theksuar se kërkesat e kësaj Lëvizjeje mbeten shkarkimi i ministrit Jabllanoviq dhe sjellja ligjit për Trepçën, i cili do ta garantonte pronësinë e Republikës së Kosovës mbi këtë ndërmarrje.
“Protestat tona nuk kanë pasur qëllim marrjen e pushtetit me dhunë, siç spekulojnë mediat e kontrolluara nga pushteti. Ne kemi vetëm dy kërkesa: shkarkimin e menjëhershëm të fashistit Jabllanoviq dhe ligjin për Trepçën”, ka thënë Kurti. Ai gjithashtu ka theksuar se protesta do të jetë paqësore, dhe shpreson se masa nuk do të provokohet nga forcat e rendit, siç ka ndodhur protestat e kaluara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat