ISIS i heq kokën pengut japonez (Foto/Video)

Lajme

ISIS i heq kokën pengut japonez (Foto/Video)

Më: 31 janar 2015 Në ora: 22:56

Një video e publikuar online tregon momentin kur i hiqet koka pengut japonez Kenji Goto nga militantët e ISIS.
Video u publikua më shumë se një javë pas lajmit të heqjes së kokës edhe të një tjetër japonezi me emrin Haruna Yukawa.

ISIS kishte kërkuar nga shteti i Japonisë 200 milionë dollarë për lirimin e pengjeve.

"Për shkak të vendimit tuaj për të marrë pjesë në një luftë që nuk mund të fitohet, kjo thikë do të therë jo vetëm Kenji, por gjithashtu do të vazhdoj të shkaktoj masakra kudo që njerëzit tuaj të gjinden. Kështu që, ankthi për Japoninë le të filloj", tha militanti para se ti priste kokën Goto's.

47 vjeçari Goto ishte i njohur i gazetar i lirë dhe filmbërës i cili shkoi në Siri në muajin tetor, në tentim për të liruar Yukawa.

Ditë më parë u publikua video e audio mesazhit të Goto që u tha se ishte i fundit nga ana e tij.

Ai i ishte lutur Qeverisë japoneze për t'i shpëtuar jetën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat