Cilët janë personazhet e njohur që kanë vendosur të birësojnë një fëmijë

Lajme

Cilët janë personazhet e njohur që kanë vendosur të birësojnë një fëmijë

Më: 31 janar 2015 Në ora: 16:08

Të birësosh një fëmijë është diçka fisnike, e bukur, por edhe shumë e vëshirë në të gjitha rastet. Por dikush që birëson një fëmijë nuk mund të kalojë kaq lehtë nga vëmendja e publikut. Megjithatë, në Shqipëri duke se një gjest i tillë ka filluar dhe është mbështetur jashtëzakonisht. Dhe, kur ka dashuri pa kufi, anjë vështirësi që del gjatë rrugës s’mund të jetë e pakapërcyeshme. Si në këto raste, me disa personazhe të njohur shqiptarë:

Arben Ristani, baba për herë të dytë

Deputeti i Partisë Demokratike, Arben Ristani, para dy muajsh ka birësuar një fëmijë. Në një prononcim për “Panorama Plus”, Ristani ka pohuar se ky ishte momenti që ai dhe Alketa, bashkëshortja, të hidhnin një hap tjetër në marrëdhënien e tyre. Dhe ajo çka mungonte ishte pikërisht një fëmijë. Tomas është vogëlushi që i ka ndryshuar jetën çiftit. “Ishte një process i natyrshëm”,- ka thënë Ristani për gazetën “Panorama”. “Edhe pse i vogël, ai u mësua shumë shpejt me ne. Tani që e kujtoj, çdo gjë ndodhi kaq lehtë e natyrshëm. E pranuam njëri-tjetrin shumë shpejt, dhe kur Tomasi erdhi në shtëpinë tonë, na dukej sikur kishte qenë aty që ditën e parë të jetës”,- është shprehur deputeti demokrat.

Nga martesa e parë, Arben Ristani ka një vajzë 20-vjeçare, Nensi.

Besnik Mustafaj, një vajzë mes shumë djemve?

Besnik Mustaj, po ashtu, prej kohësh, kishte hyrë në procedura për të birësuar një vajzë. Së bashku me bashkëshorten, Donika, ai i është larguar zhurmës së kryeqytetit për të jetuar në fshat (Priskë). Në disa intervista në media, çifti ka deklaruar se e ndienin mungesën e një vajze, meqënëse janë prindër të dy djmeve të rritur, por edhe gjyshër të dy djemve. I përkushtuar ndaj familjes, Mustafaj prej kohësh është tërhequr nga politika dhe kalon më shumë kohë me familjen. Endet mbetet i pakonfirmuar lajmi nëse çifti e ka marrë vajzën në shtëpi apo janë akoma duke ndjekur procedurat ligjore.

Fjodora Fjora: Alteo më ndryshoi jetën

Para disa javësh, edhe moderatorja e njohur Fjodora Fjora ka bërë publik lajmin se ka birësuar një fëmijë. Nëpërmjet një interviste ekskluzive për revistën “Living”, Fjodora ka rrëfyer ndjesinë e të qenit nënë. Megjithëse single, më në fund, ajo ka marrë kurajën për ta bërë publike këtë histori të bukur, e cila, siç shprehet ajo, i ka ndryshuar jetën. Në Instagram, Fjodora ka falënderuar të gjithë miqtë që e kanë mbështetur në këtë iniciativë.

Një iniciativë që në Shqipëri i ka me kokrra njerëzit publikë, në botë, shembuj të tillë janë mjaft të përhapur. Rasti më i njohur është ai i aktores së famshme, Angelina Jolie e cila birësoi fëmijë pa u kurorëzuar ende në martesë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat