LDK: Shpend Ahmeti po bën thirrje për mos votim të Buxhetit të Komunës

Lajme

LDK: Shpend Ahmeti po bën thirrje për mos votim të Buxhetit të Komunës

Më: 30 janar 2015 Në ora: 23:01

Grupi këshilltarëve të LDK-së në Kuvendin e Prishtinës, i thotë Shpend Ahmetit se nuk mund ta mbulojë askush, me asnjë protestë, sjelljen e tij “shkatërruese politike dhe fizike të kryeqytetit”.
Sipas tyre, Grupi i LDK-së ishte me 18, tani i ka 19, e nesër do t’i ketë 20 anëtarë të Kuvendit në Komunën e Prishtinës.

“Kryetari i kryeqytetit po përgatitet t’i sfidojë 51 anëtarë të Kuvendit me thirrjen e tij, jo për votim të një Buxheti që del nga vizioni i mundshëm i tij, po për mos votimin e tij, vetëm e vetëm për të shkuar në zgjedhje të reja. Po ashtu këto janë thirrje për anarki në kryeqytet. Shumica stabile në Kuvend nuk e lejon këtë, jo për Shpend Ahmetin dhe Buxhetin e tij antiligjor të kthyer nga Ministria për rishikim, por për qytetarët e kryeqytetit. Thirrja për anarki nga Shpend Ahmeti është e papranueshme, ashtu siç është e papranueshme pjesëmarrja e tij dhe administratës që udhëheq në protestat e dhunshme në kryeqytet”, thotë ky Grup.

Sipas tyre, krahas protestave për rrëzimin e Qeverisë dhe shtetit, Shpend Ahmeti po angazhohet për rrëzimin e kryeqytetit.

“Këto janë të papranueshme për qytetarët e Prishtinës”, thuhet në kumtesë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat