Mustafa e Haradinaj nesër mund të takohen!

Lajme

Mustafa e Haradinaj nesër mund të takohen!

Më: 30 janar 2015 Në ora: 22:55

Kryeministri Isa Mustafa dhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, mund të takohen nesër në mëngjes, nëse të dytë i përmbahen agjendës së tyre të bërë publike sot dhe nëse janë të saktë me të.
Të dy kanë rezervuar për orën 10:00 që të shkojnë për të bërë nderime tek shtatorja e Heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti në Prishtinë.

“Kryeministri Isa Mustafa bënë homazhe te shtatorja e Heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. Vendi: Sheshi ‘Zahir Pajaziti’, Prishtinë. Koha: 10:00”, thuhet në njoftimin e zyrës së Kryeministrit Mustafa.

E, në njoftimin e zyrës për informim të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, thuhet kështu: “Të shtunën, Haradinaj bën homazhe te Shtatorja e Heroit Zahir Pajaziti, në Prishtinë (10:00 h), dhe në Pestovë të Vushtrrisë (11:00 h)”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat