Dastid Pallaska: Deklarata e Jabllanovic raciste

Lajme

Dastid Pallaska: Deklarata e Jabllanovic raciste

Më: 30 janar 2015 Në ora: 21:49

(E plotësuar)Baton Haxhiu e ka quajtur 'idiotësi' dhe të 'pa cipë' deklaratën e Ministrit serb në qeverinë e Kosovës Aleksandër Jabllanovic. Ndërkohë për Dastid Pallaskën, një përshkrim i tillë si 'egërsira' është racist. Ky i fundit thotë se Qeveria është dashur të reagoj për Jablllanovicin menjëherë pas protestës në Gjakovë.
Baton Haxhiu e ka cilësuar si 'mllef' protestën e së shtunës në Prishtinë, në të cilën mbetën të plagosur si nga ana e protestuesve dhe nga ana e policisë. Tha se situata e tillë erdhi pas gjashtë muajve pa Qeveri derisa i ka cilësuar si 'jo kulturore' deklaratat e Jablanovic, i cili sipas tij nuk është ndonjë emër i njohur për qytetarët serbë.

Ndërkohë Dastid Pallaska thotë se deklarata e Jabllanovic ishte raciste dhe se është dashur reaguar menjëherë pas protestës së parë në Gjakovë.

"Fati i kësaj Qeverie për mua është totalisht i parëndësishëm. Shkasi i parë që është deklarata unë mendoj raciste e z.Jabllanovic që është me të vërtetë një çështje e cila është zmadhuar për nga rëndësia për arsye se është një deklaratë në kuptimin që nuk është reaguar menjëherë që të shkarkohet", tha Pallaska.

***
Avokati Dastid Pallaska ka thënë se protestat janë bërë edhe në kohën e regjimeve më të këqija.

Problemi në protestat e fundit, sipas tij, është fakti se aty vërehen shumë të rinj, prezencë e cila sipas tij flet për nivelin e ultë të arsimimit në Kosovë.

“Shumica janë të rinj dhe njëra prej arsyeve është niveli i ultë i edukimit, gjë që i bën rininë kosovare të ndjeshme ndaj ekstremizmave. Nëse para 15 viteve do të thoshim se shqiptarët do të shkojnë për të luftuar për xhihad do të ishte diçka e pakapshme”, ka vlerësuar Pallaska.

Ai ka thënë se Ligji që rregullon organizimin e tubimeve publike nuk kërkon që të merret leje për të protestuar.

“Paralajmërimi për protestë është i nevojshëm në mënyrë që të bëhen përgatitje për mirëvajtjen e protestës”, ka shtuar Pallaska.

Ndër tjerash, në emisionin Debat në RTK, ai ka folur rreth bujës që iu bë arrestimit të kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

“Arrestimi i kryetarit të Prishtinës nuk është diçka e pa kuptueshme sepse çdo qytetar është i barabartë para ligjit. Ajo çfarë është për tu habitur është se pse u arrestua pa asnjë arsye dhe pse u lirua pa asnjë arsye”, ka thënë Pallaska.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat