Ministri Agani vizitoi Komunën e Graçanicës

Lajme

Ministri Agani vizitoi Komunën e Graçanicës

Më: 30 janar 2015 Në ora: 20:56

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimi Hapësinor, Ferid Agani, së bashku me zëvendëskryeministrin e Republikës së Kosovës, Branimir Stojanoviq, kanë vizituar Komunën e Graçanicës, me ç’rast u takuan me kryetarin e porsazgjedhur, Vladeta Kostiq.

Ministri Agani, u njoftua për së afërmi me problemet që ballafaqohet kjo komunë, me theks të veçantë për problemet që ndërlidhen me ministrinë që ai drejton.

Kryetari i Komunës së Graçanicës, tha se banorët e këtushëm ballafaqohen me problemin e ujit të pijshëm dhe rrjetin e kanalizimit, andaj kërkoi nga ministri Agani dhe zëvendëskryeministri Stojanoviq të angazhohen për zgjidhjen e këtyre problemeve.

Gjithashtu u bisedua edhe për procesin e legalizimit, ku ministri Agani u bëri thirrje që të respektohet ligji dhe afati i paraparë për legalizimin e të gjitha ndërtimeve.

Përveç Graçanicës, ministri i MMPH-së, Ferid Agani, vizitoi edhe fshatin Uglare, ku nga banorët u njoftua mbi procesin e shpronësimit të tokave që janë përfshirë në autostradë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat