Vetëm 35 nënshkrime për seancë të jashtëzakonshme

Lajme

Vetëm 35 nënshkrime për seancë të jashtëzakonshme

Nga: Valbona Mazreku Më: 30 janar 2015 Në ora: 18:48

E hëna mund të jetë ditë e një seancë të jashtëzakonshme e kuvendit të Kosovës, për t’i dhënë mundësi legjislativit të vendit të diskutojë për mundësin e kërkimit të dorëheqjes së ministrit për Komunitete dhe Kthim, Aleksandër Jabllanovic. Një iniciativë të tillë e kanë ndërmarr deputetët e partive opozitare. Donika Kadaj Bujupi, tha se tash kanë nënshkrimin e 35 deputetëve edhe pse numri i nënshkrimeve ka qenë më i madh, po ka pas rast kur deputetët kanë tërhequr nënshkrimet.

“Ne si opozite, tri partitë bashke kemi iniciuar thirrjen e një seance te jashtëzakonshme ditën e hënë, 24 ore para protestave. Përfundimisht kemi 35 nënshkrime kryesisht nga deputet e opozitës. Ndërsa deputet e pushtetit, me përjashtim, disa nuk e kanë nënshkrua, disave ju është bërë presion dhe e kanë tërheq nënshkrimin. Besoi duhet të pyeten të gjithë ata që nuk e përkrahin këtë nismë, se cilat janë motive tyre. Deputetet janë të zgjedhure të popullit dhe duhet të veprojnë në të mirën e vendit”, tha Kadaj Bujupi.

Mirëpo shpresat se ministri Jabllanoviç mund të shkarkohen ende nuk janë shuar, sepse sipas Kadaj Bujupit, kryeministri Isa Mustafa është ftuar për interpelancë në seancën e rradhës, nga ku edhe do të marr rekomandimet për shkarkimin e ministrit Jabllanoviç.

“Si Aleancë për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) e kemi thirrë në interpelancë kryeministrin, i cili sipas të gjitha gjasave do të jetë në Kuvend të martën që të raportoi dhe të marr rekomandimet për shkarkim të Jabllanoviçit që është edhe tema kyçe e kësaj seance”, tha për Bota sot, Donika Kadaj Bujupi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat