Tahiri: Haradinaj, pretendent “legjendar” për Kryeministër në “Guinness”

Lajme

Tahiri: Haradinaj, pretendent “legjendar” për Kryeministër në “Guinness”

Më: 30 janar 2015 Në ora: 18:44

Këshilltari politik i zëvendëskryeministrit Thaçi, Abelard Tahiri, sot ka gjetur kohë të ironizoj në mënyrë indirekte me liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ai përmes një postimi në rrjetin e tij social, Haradinajn e ka quajtur pretendent “legjendar” për kryeministër, duke tërhequr kështu paralele me kryetarin legjendar të Partisë së Fortë.

Madje, sipas Tahirit, Haradinaj do të futet në librin Ginis për kohëzgjatjen e të qenit pretendent për kryeministër.

“U pajtu me faktin që nëpërmjet votës nuk do të arrijë të bëhet Kryeministër e tash po provon nëpërmjet gurëve. Pas dështimit që e pret me këtë taktikë jam shumë kureshtar me pa se cila ka me qenë metoda tjetër që do të përdorë pretendenti “legjendar” për Kryeministër?! Kështu qysh ia ka nis, me siguri që ka me hy në librin “Guinness” për kohëzgjatjen e të qenit pretendent për Kryeministër”, ka shkruar Tahiri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat