Hoti i reagon udhëheqësit të Familjarëve të të zhdukurve

Lajme

Hoti i reagon udhëheqësit të Familjarëve të të zhdukurve

Më: 30 janar 2015 Në ora: 18:24

Ish deputeti Afrim Hoti, Vëllai i veprimtarit e patriotit Ukshin Hoti, sot ka reaguat ndaj Udheheqësit të Këshillit të Familjarëve të të Zhdukurve, Haki Kosumi.

"Pushteti antipopullor dhe fashist, i frikësuar nga forca e popullit, qe po vijne per dite duke u rritur dhe u ngritur ne vetedije politike dhe kombetare, s´po le gure pa levizur per te genjyer e manipuluar opinionin publik .Ne kete lufte speciale, qeveria po luan dhe po i ngatërron edhe ata qe Serbia jua zhduki ma të dashurit e tyre. Sot, per te dyten here, u prononcua edhe i vetequajtri Udheheqes i Keshillit te Familjareve te te Zhdukurve Haki Kosumi. Zoti Kosumi tha se protesta kishte konotacione politike, dhe e tillë do te jete edhe ajo ne vazhdim. Se Zoti Kosumi po behet argat i dereqit, po shihet ashiqare, por se kë ne te vertet po e perfaqsone ky Zotri ne Keshillin e te te Pagjetureve, kete nuk po e dimë?

Kend e keni juve nga familja Juaj, te zhdukur, qe po flisni ne emer te Familjareve te te Zhdukurve?

Askend!

Juve nuk mund te thirreni ne emrin e Ukshin Hotit, sepse ai ka familjen e vete. Per me teper, duke i dalur ne krah nje pushteti antipopullor dhe fashist, ju po e baltosni vizionin politike te Ukshin Hotit, andaj ju themi, mos u mundoni me e turpërue Ukshinin neper mes shitjes Tuaj te pushteti fashist. Une si vella i Ukshin Hotit, por edhe si ish-deputete ne Kuvendin e Republikes se Kosoves, i bej thirrje popullit shqiptar qe sa me masivisht te dale ne protesta popullore, sepse kjo i ben mire shtetndertimit dhe zhvillimit te Republikes. Republika eshte zene peng nga mafia politike e Isa Mustafes dhe Hashim Thacit, se bashuku me Listen Cetnike Serbe, andaj e kemi per oblgim qe ta çlirojmë nga keta banditë ordinerë e hajne te popullit fukara, i cili e ka humbur shpresen per jete. Kosova do te fitoj, siç ka fituar deri tani ne rrugetimin e saj politike per clirim. Te gjithe te bashkuar ne Pranveren Shqiptare! Albin Kurti dhe Vetevendosja jane ne rrugen e Ukshin Hotit ', thotë ish deputeti Hoti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat