Qeveria kërkon dialog me sindikatat për tejkalimin e grevës

Lajme

Qeveria kërkon dialog me sindikatat për tejkalimin e grevës

Më: 30 janar 2015 Në ora: 17:38

Zëdhënësi i Qeverisë Mustafa, Arban Abrashi, ka deklaruar se qeveria me rishikim e buxhetit, i cili do të ndodhë në qershor, do të ketë ngritje buxhetore në atë masë sa që do të përmbushën të gjitha nevojat dhe detyrimet e sindikatave dhe punonjësve.
Abrashi ka thënë për transmetuesin publik se qeveria i kupton pakënaqësitë dhe brengat e sindikatave, por ka kërkuar nga ta mirëkuptim, pasi sipas tij këto janë edhe pasoja të ngërçit politik gjashtë mujorë të vendit.

“Ne i kuptojmë pakënaqësitë i kuptojmë brengat. Kemi pasur një ngërç 6 mujorë që ka pruar deri te kjo shkallë e pakënaqësive. Dhe edhe sindikalistet i kuptojnë këtë arsyeje, por njëkohësisht kërkoj nga ta që të besojnë në qeverinë e Kosovës. Jemi duke punuar vazhdimisht me ta, 24 orë me të gjitha sindikatat dhe degët e tyre, dhe shumë shpejt do të arrijmë zgjidhje për të gjithë, ku do të përfshihet edhe sektori privat”, ka thënë Abrashi.

Ai ka kërkuar nga sindikatat dialog dhe besim në qeverinë përpara se ato të marrin veprime.

“Rruga e zgjidhjes së problemeve është dialogu. Zgjidhjet ekzistojnë, dhe do ti gjejmë ato. Ne kërkojmë vetëm besim nga sindikatat dhe qytetaret, se ne kemi zgjidhje për ta dhe jemi në shërbim të tyre”, ka deklaruar zëdhënësi i qeverisë, Arban Abrashi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat