Fëmijët e veteranëve nuk i ndahen rektoratit

Lajme

Fëmijët e veteranëve nuk i ndahen rektoratit

Më: 30 janar 2015 Në ora: 14:55

Fëmijët e veteranëve të luftës si dhe të shoqatave të dala nga lufta edhe gjatë ditës së premtë kanë ndërrmarrë një aksion simbolik në objektin e rektoratit të Universitetit të Prishtinës.

Ata në shenjë kundërshtimi ndaj vendimeve të rektorit Ramadan Zenjullahut kanë vendosur në muret e objektit të rektoratit postera me mbishkrime “Edhe ne jemi pjesë e UP-së”, “Respekto Memorandumin” e të ngjashme.

Ndërkaq rektori Zejnullahu është i vendosur që më shumë se 760 fëmijë të familjeve të dala nga lufta të mos mund të prnaohen si student në Universitetin e Prishtinës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat