Grevë paralajmëruan edhe SPAK dhe FSSHCRK

Lajme

Grevë paralajmëruan edhe SPAK dhe FSSHCRK

Më: 30 janar 2015 Në ora: 14:05

Greva mbetet opsion i mundshëm edhe për Sindikatën e Pavarur të Administratës së Kosovës dhe Federatës së Sindikatave civile të Republikës së Kosovës, të cilët thanë nëse Qeveria e Kosovës nuk do t’i marr parasysh kërkesat e tyre, të cilat janë të ligjshme.

“Veprimet e deritashme të qeverisë , që nuk mori parasysh fare shqetësimin e punëtorëve dhe përfaqësuesve të tyre, duke mos marr asnjë veprim konkret për të realizuar së paku kërkesën që ka të bëjë me pagesën e përvojës së punës , janë shenjë e një injorimi total nga ana e qeverisë dhe të papranueshme për ne” tha kryetari i SPAK-ut Ndue Kalaj.
Ndërsa Hajrullah Hoxha nga Federata e sindikatave të shërbyesve civil të Republikës së Kosovës, në emër të sindikalistëve i bëri thirrje qeverisë të shqyrtojë me hollësi kërkesat legjitime të shërbyesve civilë, në mënyrë që situata të mos thellohet me veprime të rënda sindikale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat