Nikoliq lëvdon Dikoviqin, të dyshuar për krime lufte

Lajme

Nikoliq lëvdon Dikoviqin, të dyshuar për krime lufte

Më: 30 janar 2015 Në ora: 12:53

Dikoviq është përgjegjës për krimet në Rezallë dhe në Çikatovë të Vjetër si dhe për fshehjen e trupave në varrezën masive në Rudnicë, kanë thënë dje përfaqësues të FDH –së.

Presidneti i Serbisë, Tomislav Nikoliq konsideron se sulmet kundër shefit të Shtabit të Shtatmadhorisë së Ushtrisë së Serbisë janë përpjekje për të përulur atë që Serbia e ka bërë mirë gjatë dy vjetëve të fundit.

Nikoliq me gjeneralin Lubisha Dikoviq është takuar pasi Fondi i të Drejtës Humanitare që udhëhiqet nga Natasha Kandiq e kishte akuzuar për krime lufte në Kosovë, raporton B92.

Dikoviq është përgjegjës për krimet në Rezallë dhe në Çikatovë të Vjetër si dhe për fshehjen e trupave në varrezën masive në Rudnicë, kanë thënë dje përfaqësues të FDH-së.

Sipas B92, Nikoliq ka theksuar se Dikoviq është oficer i ndershëm dhe se sulmet e djeshme kundër tij janë përpjekje për ta diskredituar e destabilizuar ushtrinë.

Ngjashëm për Dikoviqin kanë folur edhe kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq dhe ministri serb i Mbrojtjes, Bratislav Gashiq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat