Ahmeti kërkon zgjedhje, Prishtina është bllokuar nga koalicioni PDK-LDK

Lajme

Ahmeti kërkon zgjedhje, Prishtina është bllokuar nga koalicioni PDK-LDK

Më: 30 janar 2015 Në ora: 12:40

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se Vetëvendosje është gati për zgjedhje për Kuvendin Komunal pasi ky institucion është i bllokuar nga koalicioni PDK-LDK.

Këtë reagim e ka bërë pasi LDK ia ka numëruar pesë dështimet në mesin e të cilave edhe dështimin në miratimin e buxhetit.

Ahmeti nuk u është përgjigjur të gjitha akuzave, por vetëm ka thënë se nëse s’miratohet buxheti Komunës deri mëmars atëherë Kuvendi shpallet jofunksional dhe hapet rruga për zgjedhje të reja.

Edhe në këtë postim, Ahmeti është marrë me Sami Hamitin, duke thënë se pasi të shpallen zgjedhjet prishtinasit duhet të vendosin a janë për Sami Hamitët apo për zhdukjen e korrupsionit.

Lexojeni të plotë reagimin

Në shtator të vitit 2014 Kuvendi Komunal i Prishtinës aprovoi buxhetin e vitit 2015 prej 69 milion euro. Qeveria nuk e pranoi atë buxhet si ajo e kaluara ashtu edhe kjo e reja. Prandaj, komuna e Prishtinës sot nuk ka buxhet të aprovuar, dhe punon me buxhet të imponuar nga Ministria e Financave.

Kjo situatë mund të vazhdojë vetëm deri me 1 mars, e pastaj nuk ka më shpenzime. Me ligj Kuvendi Komunal shpallet jofunksional dhe shkon në zgjedhje.

Meqenëse ka pas kërkesa nga koalicioni LDK - PDK që po synojnë bllokimin e Prishtinës i ftoj publikisht të shkojmë në zgjedhje për Kuvend Komunal. Është vlerë demokratike që të matet legjitimeti i të gjithëve në Prishtinë. Të kuptohet se a janë Prishtinalitë për koalicionin bllokues LDK - PDK apo për vazhdimin e çlirimit nga korrupcioni. A janë për Sami Hamitët apo për largimin e tyre nga komuna.

Në të kundërtën Sami Hamitët po i mashtrojnë qytetarët me legjitimitet të rrejshëm. Ne jemi gati, po ju?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat