“Xhihadistët shohin porno sepse nuk u ka ecur me femrat”

Lajme

“Xhihadistët shohin porno sepse nuk u ka ecur me femrat”

Më: 30 janar 2015 Në ora: 11:32

Xhihadistët britanikë shohin shumë porno pasi nuk kanë fat me femrat.

Kështu thuhet në një studim të kryer nga shërbimi sekret.

Përfundimet e këtij hetimi të kryer nga MI5 janë zbuluar nga kryebashkiaku i Londrës, Boris Johnson.

“Nëse sheh profilin psikologjik të tyre, ata janë tipa që shohin shumë porno,” tha Johnson për The Sun.

“Atyre nuk u ka ecur me femrat dhe ndjejnë sikur e gjithë bota është kundër tyre”.

“Kur nuk u ecën me vajzat, ata kthehen tek forma të tjera të komfortit shpirtëror- që në fakt nuk është komfort,” tha 50-vjeçari.

Johnson tha gjithashtu se udhëheqësit myslimanë nuk janë mjaftueshëm bindës për të mposhtur ekstremizmin dhe pretendojnë shumë shpejt se të tjerë kanë islamofobi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat