Ja se ku do të ‘fshihen’ pasanikët

Lajme

Ja se ku do të ‘fshihen’ pasanikët

Më: 30 janar 2015 Në ora: 11:20

Zelanda e re duket se është destinacioni më ideal për ta.

Vendi ofron jo vetëm siguri (është vendi i tretë më i sigurt në planet), por edhe pamje fantastike.

Shumë miliarderë po blejnë prona, të shoqëruara me pista të posaçme për të ulur avionët.

Ndër të parët që ka zbarkuar aty është manjati rus, Aleksandër Abramov, që ka blerë pesë shtëpi.

Miliarderi amerikan William Foley, bashkëthemeluesi i PayPal, Tony Malkin, një nga pronarët e Empire State Building, janë ndër emrat e njohur me prona në këto “streha” fantastike.

Në rast kaosi, vendi është mijëra kilometra larg.

Para pak ditësh, organizata Oxfam bëri të ditur se vetëm 1 përqind e botës zotërojnë pasuri po aq sa pjesa tjetër e botës. Por jo vetëm kaq, ky hendek do vijë gjithmonë duke u zgjeruar.

Pas këtij lajmi, reagimet në rrjetet sociale kanë qenë të shumta.

Liderët e financave në botë druhen se do jenë ata shënjestra e furisë publike, siç ndodhi në Londër në vitin 2011 apo në Ferguson të SHBA para pak javësh.

Robert Johnson, president i Institutit për Mendimin e Ri Ekonomik, u tha të pranishmëve në Forumin Ekonomik Botëror në Davosh se menaxherët e të ashtuquajturave ‘hedge funds’ janë duke planifikuar arratisjet.

Johnson tha se situata ekonomike shumë shpejt mund të bëhet e patolerueshme, pasi pabarazia po rritet edhe në vendet më të pasura në botë.

“Njerëzit duan të dinë që ka mundësi në të ardhmen për fëmijët e tyre- që ata të kenë të njëjtat mundësi si të tjerët. Por politikanët që marrin para, po i përdorin ato që të fitojnë akoma më shumë para”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat