Shefi i Njësisë Speciale sot dërgohet për mjekim në Turqi

Lajme

Shefi i Njësisë Speciale sot dërgohet për mjekim në Turqi

Më: 30 janar 2015 Në ora: 09:43

Shefi i Njësisë Speciale Operative në Prishtinë, Besart Ahmeti, i plagosur të martën në protestat e zhvilluara në Prishtinë, sot do të niset për mjekim jashtë vendit, në Turqi.

Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, i ka thënë RTK-së se toger Besart Ahmeti ishte lënduar në kokë dhe në njërin sy nga mjetet e forta që janë hedhur nga protestuesit në drejtim të policisë.

Ai është trajtuar në QKUK, por plagët e rënda që ka marrë kërkojnë trajtim që nuk mund të oforhet në institucionet tona shëndetësore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat