Një i armatosur futet në televizionin kombëtar në Holandë

Lajme

Një i armatosur futet në televizionin kombëtar në Holandë

Më: 30 janar 2015 Në ora: 08:45

Gjatë kohës sa ishte duke u transmetuar edicioni i lajmeve në televizionin kombëtarë holandezë, në studio ka hyrë një person i armatosur.
Kështu, raportojnë mediat atje, duke treguar që personi ka ndërprerë edicionin e lajmeve nën kërcënimin e një pistolete.

Raportohet se personi i armatosur nuk ha qëlluar në askënd, ndërsa si qëllim kishte leximin e një mesazhi.

Ende nuk dihen detajet tjera rreth arsyes së hyrjes së këtij personi, por policia ka arritur të arrestojë në kohën e duhur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat