Tadiq: Të hetohet gjenerali Dikoviq për krimet në Kosovë

Lajme

Tadiq: Të hetohet gjenerali Dikoviq për krimet në Kosovë

Më: 30 janar 2015 Në ora: 00:16

Lideri i partisë Socialdemokrate dhe ish presidenti i Serbisë, Boris Tadiq ka deklaruar se gjenerali Dikoviq duhet te hetohet për krimet në Kosovë.

Tadiq ka deklaruar sonte se në bazë të hetimit të konfirmohet e vërteta e pohimeve të Fondit për të Drejtën Humanitare për dokumentet që flasin për përgjegjësinë e gjeneralit Lubisha Dikoviq për krimet e luftës në Kosovës.
Sipas tij, para emërimit të tij si shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë serbe nuk kishte dyshime të tilla.

“Nuk kishte dyshime. Dyshimet me vonë pasuan me të emëruar gjenerali Dikoviq për shef të Shtabit të Përgjithshëm”, ka thënë Tadiq për N1.

Ai ka thënë se nuk mund të sjellë përfundime në bazë të përshtypjeve, por në bazë të hetimet.

“Shpresoj se do ketë hetim lidhur me të dhënat e Fondit për të Drejtën Humanitare. Do të konfirmohet e vërteta, e më pas të gjithë se bashku mund të vijmë deri të përfundimi nëse kemi rënë në lajthitje, respektivisht ministri i Mbrojtjes i cili aso kohe e ka propozuar gjeneralin Dikoviq për shef të ushtrisë, propozim të cilin unë e kam pranuar”, ka thënë Tadiq.

FDH-ja sot gjatë ditës ka thënë se disponon me dokumente që vërtetojnë se gjeneral serb është përgjegjës për krime luftë në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat