Familjarët e të zhdukurve: Protesta ka devijuar nga qëllimi

Lajme

Familjarët e të zhdukurve: Protesta ka devijuar nga qëllimi

Më: 29 janar 2015 Në ora: 20:40

Dhuna e përdorur në protestë, por edhe devijimi nga qëllimi i saj, është arsyeja që familjet e personave të zhdukur, nuk e kanë ndërmend t'i bashkohen protestës së të mërkurës.

`E ka parë gjithë këtë dhunë që u përdor në protestën e Vetevendosjes.`E pikërisht për këtë situatë të krijuar, Milaim Makolli, që ka të zhdukur prindërit nga lufta e fundit, ka vendosur të qëndrojë larg një organizimi të tillë.

Mënyra se si janë sjellë organizatorët e kësaj proteste, Makollit i ka tingëlluar më shumë si një organizim politik sesa diçka tjetër.

" Unë mendoj që kjo ka qenë demonstratë jo për persona të zhdukur, po si të them, kjo ka qenë më shumë protestë politike jo për persona të zhdukur. Personat e zhdukur i presim me ankth qe 15 vite. Duhet t'i zgjidhin problemet nepermes tavolinave, nepermes bisedimeve dhe të gjejmë fatin e atyre që kanë humbur sot e 16 vite", tha ai per transmetuesin publik.

Se protesta po shfrytëzohet për qëllime tjera, e thotë edhe Haki Kasumi, kryetar i Këshillit Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës.

"Jam plotësisht i bindur se në këto protesta nuk është objekt i synimit të zgjedhjës të problemit të t'zhdukurve që kanë ba thirrje organizatorët që të involvohen të përfshihen edhe familjarët e të zhdukurve , por deklarata e Jabllanoviqit është ofenduese e papranueshme e keqe është marrë vetëm si pretekst për protestën ", tha Kosumi.

Përfaqësuesit e familjeve të të zhdukurve, më shumë se një organizim proteste kërkojnë angazhim institucional që të zbardhet fati i të pagjeturve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat