Schulz: Athina kërkon zgjidhje të përbashkët të krizës me Brukselin

Lajme

Schulz: Athina kërkon zgjidhje të përbashkët të krizës me Brukselin

Më: 29 janar 2015 Në ora: 19:36

Greqia është e gatshme të bisedojë me partënerët evropianë dhe të kërkojë një zgjidhje mbi një bazë të përbashkët, njoftoi sot presidenti i Parlamentit Evropian (PE), Martin Schulz në përfundim të një mbledhje me kryeministrin grek Aleksis Cipras.

Schulz është kryetari i parë i BE-së që vjen të takojë kryeministrin e sapo zgjedhur nga e majta radikale që shkaktoi disa drithërima në Evropë.

“Kishte një frikë që Aleksis Cipras ndiqte zërin e tij, por kjo nuk është e vërtetë, ai është pro bisedimit… Greqia kërkon një zgjidhje në bazë të përbashkët me partënerët e saj evropianë”, theksoi Schulz.

Presidenti i PE-së u përgëzua me faktin se mes prioriteteve të Aleksis Cipras është edhe lufta kundër evazionit fiskal dhe padrejtësia sociale që lidhet gjithashtu me evazionin.

“Evropa do të tejkalojë këtë krizë dhe do të dalë më e fortë… me më shumë solidaritet dhe besim reciprok”, Deklaroi në prëfundim të mbledhjes Aleksis Cipras.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat