Shefi i Njësisë Speciale i lënduar në protestë, dërgohet në Turqi

Lajme

Shefi i Njësisë Speciale i lënduar në protestë, dërgohet në Turqi

Më: 29 janar 2015 Në ora: 18:42

Shefi i Njësisë Speciale Operative në Prishtinë, Besart Ahmeti, nesër do të niset për mjekim jashtë vendit.
Lajmin e ka konfirmuar për Klan Kosovën, zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani.
Ai ka pohuar se Ahmeti ka marrë lëndime të rënda në kokë dhe në njërin sy, andaj, mjekët në QKUK, e kanë rekomanduar atë për mjekim në shtetet e jashtme.

Ndërsa, kryetari i Sindikatës së Policisë, Shaban Tasholli,i ka thënë me telefon se vendi ku do të trajtohet shendeti i Besart Ahmetit është Turqia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat