8 protestues në liri, kurse 138 në mbajtje

Lajme

8 protestues në liri, kurse 138 në mbajtje

Nga: Diana Bunjaku Më: 29 janar 2015 Në ora: 17:03

Janë liruar tetë protestuesit e arrestuar të cilët me datën 27 janar janë arrestuar nga Policia e Kosovës.

Të arrestuarit janë liruar sot ( e enjte) më 29 janar, nga prokurorët pasi Gjykata, ka vonuar që ta dërgojë me kohë kërkesën në Prokurori. Në mesin e tyre ishte edhe ish deputet i AAk-së Shkumbin Demë Aliaj.

Të gjithë këta do të mbrohen në liri, sepse prokuroria ka humbur afatin ligjor port ë dorëzuar kërkesën për caktimin e paraburgimit 24 orësh.

Fehmie Gashi Bytyçi avokatja e Armend Berishës, tha se në këtë çështje u tërhoq edhe vet prokurorja por edhe gjykatësi, prandaj që të tetë të arrestuarit u liruan për në shtëpi në mbrojtje të lirisë. Sipas saj, të gjithë protestuesit janë arrestuar me datën 27 janar, rreth orës 16:00 , ndërsa kërkesa prej Gjykatës e ka humbur afatin 24 orësh, pasi kërkesa është dorëzuar.

“ Të liruarit janë: Burim Gashi, Fatos Mehmeti, Shkumbin Demë Aliaj, Driton Gashi, Arlind Berisha, Armend Berisha, Bujar Ismaili, dhe Besnik Salihu”, ka thënë avokatja Bytyçi .

me 28 janar në ora 20:30 në Gjykatë, që nënkupton se afër 4 orë kanë humbur afatin./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat