Haradinaj: Nuk lejojmë të nënçmohemi më shumë

Lajme

Haradinaj: Nuk lejojmë të nënçmohemi më shumë

Nga: P.Rudi Më: 29 janar 2015 Në ora: 16:37

Kryetari i Aleancës për ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë së çështja e Trepçës duhët të bisedohet vetëm në Kosovë, dhe të zgjidhet vetëm në institucionet e vendit në mënyrë që të shndërrohet në ndërmarrje publike.

Ai më tej ka thënë se qytetarët e vëndit nuk duhet të lejojnë që të fyhen dhe nënçmohen edhe më tej nga vartës të kryeministrit Mustafa.

“A e ka guximin kryeministri Mustafa me vepru nuk di unë nuk mundem me fol për këtë, por unë e di me tregu se ne si qytetar të vendit nuk do të lejojmë më tutje një nënçmim, një mohim, një arrogancë ndaj qytetarëve”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj po ashtu ka thënë se edhe në protestën e radhës subjekti i tij do të jetë përkrah subjekteve të tjera, dhe se janë duke diskutuar për një datë më adekuate për mbajtjen e saj. Sipas tij pamjet e së martës kanë qenë të mira, ndonëse nuk përkrahin dhe nuk aprovojnë dhunën./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat