Lirohet ish-deputeti i AAK-së Shkumbim Demë Alijaj

Lajme

Lirohet ish-deputeti i AAK-së Shkumbim Demë Alijaj

Nga: Diana Bunjaku Më: 29 janar 2015 Në ora: 16:12

Është liruar deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Shkumbim Demë Alijaj, i arrestuar gjatë protestës të së Martës.

Arianit Koci, avokat tha se procedura kundër deputetit të AAK-së Shkumbim Demë Alijaj, është udhëhequr në mënyrë të kundërligjshme, ndaj të njëjtit kërkesa për caktimin e paraburgimit është bërë pas afatit të paraparë ligjor. “ Unë këtë e kam ngritur si çështje dhe kam propozuar që të hedhet kërkesa e pa atyshme . ku propozimin tim Gjykata e ka aprovuar”, ka thënë Koci.

Po ashtu janë liruar edhe disa protestues që ishin të arrestuar.Në mesin e të liruarve janë: Burim Gashi, Fatos Mehmeti, Shkumbin Demaliaju,Driton Gashi, Arlind Berisha, Armend Berisha Bujar Ismajli dhe Besnik Saliaj Njëri nga të liruarit ka pohuar se është ushtruar dhunë ndaj të gjithë atyre që kanë qenë aktivistë të Vetëvendosjes.

Mësohet që dje është liruar një grup prej 10 personash./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat