Nisma mbështet protestën e 4 shkurtit

Lajme

Nisma mbështet protestën e 4 shkurtit

Më: 29 janar 2015 Në ora: 16:04

Nisma për Kosovën e mbështet protestën që do të mbahet të mërkurën më 4 shkurt, në ora 12.00, ndërsa i fton qytetarët, anëtarët e partisë dhe simpatizantët që të marrin pjesë.

“Nisma për Kosovën kërkon nga Qeveria e Kosovës që protestën ta shikojë të drejtë qytetare të garantuar me Kushtetutë; që policia e Kosovës të jetë në mbrojtje të rendit e të qytetarëve te Republikës.

NISMA i fton gjithë qytetarët për protesta paqësore, të qeta e dinjitoze, ashtu siç janë edhe kërkesat e drejta e dinjitoze”, thuhet në kumtesën e partisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat