Vetë-dorëzohet në polici personi më i kërkuar i protestës së dhunshme

Lajme

Vetë-dorëzohet në polici personi më i kërkuar i protestës së dhunshme

Nga: Diana Bunjaku Më: 29 janar 2015 Në ora: 13:16

(E plotësuar) Bajram Llapashtica, si njëri ndër protestuesit më të kërkuar nga Policia e Kosovës, është vetë-dorëzuar me vullnetin e tij të enjten në polici.

Ndonëse PK-ja për dy ditë rresht po kërkonte protestuesin Llapashtica, të cilin e kishin ndjekur edhe gjatë xhirimeve të kamerave dhe gjatë fotografive nëpër (slajde) që policia i kishte bërë, ai nuk hezitoi të paraqitet vet në stacionin e policisë.

Baki Kelani zëdhënës në PK, tha se ky person njihej si njëri prej organizatorëve të protestës më të dhunshme.

“ Policia këtë person e kishte identifikuar si njërin nga organizatorët e protestës së mbajtur gjatë ditës së martë, për shkak se kishte shkaktuar dhunë brutale ndaj uniformave blu”, tha Kelani për Bota sot.

Reagon Babai i protestuesit: “ Biri im kërkohet për hakmarrje nga policia”

Mirëpo pas raportimit të rasti se Bajram Llapashtica, u vet dorëzuar në polic, është paraqitur edhe babai i tij, i cili i ka hedhur poshtë të gjitha deklaratat dhe shpifjet nga ana e Policisë së Kosovës, duke thënë se “ policia po kërkonte djalin e tij, vetëm si hakmarrje, pasi ai posedon video-incizime ku shihet çartë, gjithë përdorimi i dhunës së tepruar nga ana e policisë ndaj protestuesve./BS/

Ja kush e shkaktoi dhunën brutale ndaj policisë

Policia e Kosovës ka identifikuar njërin nga organizatorët e protestës së mbajtur gjatë ditës së martë i cili e shkaktoi dhunën brutale ndaj Policisë së Kosovës në shehshin e Prishtinës kundër deklaratave të ministrit Jabllanoviq si dhe privatizimit të Trepçës.

Ende nuk dihet identiteti i këtij personi.

Policia e Kosovës është në kërkim të tij dhe lut qytetarët që nëse kanë ndonjë infromacion lidhur me të ta njoftojnë atë, transmeton indeksonline.

Ndërkaq gjatë mbajtjes së protetës policia ka arrestuar më shumë se 160 protestues të cilët janë shoqëruar në stacione policiore dhe të njejtit pritet që të dalin gjatë ditës së sotme para Gjykatës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat