Para Gjykatës, 160 protestuesit e "dhunshëm"

Lajme

Para Gjykatës, 160 protestuesit e "dhunshëm"

Më: 29 janar 2015 Në ora: 12:52

(E plotësuar)Sherif Sharbiu, dhe gruaja e tij, nuk dinë ende se ku po mbahet në paraburgim djali i tyre 18 vjeçar, Kastrioti, i cili është student në Prishtinë. Të martën ditën e protestës së organizuar nga partitë opozitare Vetëvendosje, AAK dhe Nisma, në ora 11:00 , Kastrioti ka pas provim, dhe prindërit e tij nuk besojnë se ai mund të ketë qenë pjesë e protestës.
“Djali im, Kastrioti në ora 9:00 është nisur me autobus, prej Gjilanit dhe në ora 11:00 ka pas provim në fakultet, ne nuk e dimë se kur e kanë arrestuar pasi ai ka pas provim deri ka ora 13:00. Nuk e di nëse djali ka qenë pjesë e protestave dhe sipas gjitha gjasave ato e kanë arrestuar te katedralja si ka dal prej fakultetit filozofik. Unë se besoj kurrë që ai ka dal në protestë, pasiqë ai u nis prej shtëpisë me shku ne provim, e jo me dal në proteste.

Dje gjithë ditën prej mëngjesit , prej stacioni në stacion kemi kerku me ditë ku e është djali, por askush nuk na ka treguar asgjë, ne ende se dimë ku është djali jonë. Edhe sot, prej orës 8 në mëngjes bashkë me gruan po presim para gjykate me shiku se mos po e sjellin ketu"./BS/

Protestuesit të cilët u ndaluan nga Policia e Kosovës, në protestën e 27 Janarit për shkak të dhunës së përdorur ndaj Policisë së Kosovës dhe hapësirave publike, tashmë kanë filluar që nisen drejt gjykatës themelore.

Policia pas protestës njoftoi se shoqëroi 160 protestues nëpër stacionet policore të Prishtinës.

Para Gjykatës janë mbledhur familjarët e personave të ndaluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat