Arifi: Kjo qeveri ska 'haber' çka të bëjë

Lajme

Arifi: Kjo qeveri ska 'haber' çka të bëjë

Nga: P.Rudi Më: 29 janar 2015 Në ora: 12:50

Këshilltari i Ramush Haradinajt, Avni Arifi, përmes një postimi në Facebook ka treguar për pasojat që do t’i ketë vendi, nga vendimi i djeshëm i qeverisë, për ratifikimin e një kredie afatgjate prej 36.6 milionë eurosh.

Sipas tij qeveria e Kosovës vendosi të ratifikojë kredi afatgjate (€36.6 milion) në mënyrë që gjeneratat e reja të kanë çka të paguajnë për keqqeverisjen e tanishme!!! 20.1 milion u huazuan për me rritë eficiencën energjetike dhe për energji të ripërtëritshme kurse 16.5 milion u huazuan për një projekt për reformën në shëndetësi. Ka pak shpresë se ky borgj afatgjatë prej 36.6 milionëve do të kthehet në benefit për qytetarin.

Ai më tej ka shkruar se pas këtij vendimi janë dy absurditete:

1. Nuk është problemi kryesor i Kosovës eficienca energjetike por janë kapacitetet e reja energjetike për të cilat kjo qeveri ska 'haber' çka të bëjë!

2. E sa i përket reformës në shëndetësi.....duke ditë se çfarë strukture politike dhe menaxheriale është aty, ska dilemë se këto fonde i pret fati i mamografit, fatëkeqesisht, ka shkruar Arifi./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat