Fitim Selimi sot i bashkohet AAK-së

Lajme

Fitim Selimi sot i bashkohet AAK-së

Më: 29 janar 2015 Në ora: 10:52

Fitim Selimi i cili në zgjedhjet e fundit iu bashkua partisë së Fatmir Limajt, Nisma për Kosovën, sot i bashkohet AAK-së. Lajmin e ka konfirmuar për media një burim brenda AAK-së.

AAK-ja përmes një njoftimi për media ka njoftuar se sot në orën 14:00 do të ketë konferencë për media.

“Sot (e enjte), në orën 14:00, në selinë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), në Prishtinë, zhvillohet ceremonia solemne e bashkimit me AAK-në i strukturave të degës së një subjekti tjetër politik të Lypjanit. Para medieve do të prezantojnë kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, lidershipi dhe aderuesit e rinj të kësaj dege”, është thënë në njoftimin e AAK-së.

Fitim Selimi në zgjedhjet e fundit ishte kandidat për deputet për Nismën. Ai aktualisht është nënkryetar i Komunës së Lipjanit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat