Shpella e Gadimes rihapet me 4 shkurt

Lajme

Shpella e Gadimes rihapet me 4 shkurt

Më: 29 janar 2015 Në ora: 00:29

Shpella e Gadimes, një ndër vendet më atraktive të Kosovës do të rihaper të mërkurën e ardhshme, pas tre muajsh rinovim, ka thënë kryeshefi i Agjencisë për Mbrojtjen e mjedisit të Kosovës, Ilir Morina.
Morina ka shpjeguar se me investimet e fundit Shpella e Gadimes ka tjera kushte dhe pikërisht këto kushte ofrojnë tashmë edhe një pamje tjetër të kësaj shpelle.

“Me ndihmën e Ambasadës franceze në Kosovë në Shpellën e Gadimes është investuar në ndriçim modern, dhe pikërisht ky ndriçim ka ndikuar që tash të shihen edhe pamje të reja të kësaj shpelle, pasi që deri më tashti nuk janë parë si pasojë e errësirës”, ka thënë Morina për KultPlus.

Por renovimi i shpellës nuk është investimi i vetëm. Morin a ka bërë të ditur se është investuar edhe në trajnimin e katër ciceronëve që do të punojnë në shpellë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat